Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ia ka kthyer përgjigjen kryeministrit, Isa Mustafa i cili kërkoi nga Lekaj që të tregojë se ku janë humbur ata 8200 hektarë tokë nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. “Kryeministër, nëse i keni argumentet dhe guximin qytetarë, ju ftojë që të shikojmë sëbashku në Kullë, Çakorr e Zhlep, dhe do ju tregoj saktësisht territorin e humbur”.
Pjesa tjetër e reagimit të Lekajt:
Kosovën nga një vend i bekuar nga zoti me pasurinë natyrorë e njerëzore po e ktheni çdo ditë në një vend ferri…duke e shtyer me shpejtësi në humnerë me kokën poshtë…ju ka mbetë e madhe vetëm mendja kryeministër…e
Kosovën çdo ditë po e t’kurrni, duke filluar nga mundësitë për të jetuar deri në ato që e përbëjnë shtetin, (territorin, sovraniteti, e popullin). Te gjithë, përjashto ju dhe disa klient qeveritarë tuaj, e kanë kuptuar se Kosova po shkon në rrugën me te gabuar, edhe matjet anketuese për optimizëm nuk po ju funksionojnë më.
LEXO EDHE LDK’ja fyen Pal Lekajn dhe AAK’në
Mos e vendosni të ardhmen e Kosovës në bastin se kush kënd do ta mund në këto tema të ndjeshme. Si deputet jemi të vendosur që të shpëtojmë Kosovën e jo juve dhe komisionin tuaj, në këtë pikë janë të gjithë deputetët thuajse pa përjashtim.
Kryeministër, nëse i keni argumentet dhe guximin qytetarë, ju ftojë që të shikojmë sëbashku në Kullë, Çakorr e Zhlep, dhe do ju tregoj saktësisht territorin e humbur. Juve ju mbetet që të vendosni për ditën dhe orën.
Pak orë më parë ka reaguar edhe kryeministri Mustafa duke thënë se Pali është mashtrues, po thotë të pavërteta për demarkacionin.
Kurse, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka thënë një status në Facebook se Isa Mustafa të sëmurë i ke quajtur edhe profesorët e studentët në vitet e 80’ta.