12,01,2026

Lekaj: Do t’i sigurojmë numrat që Haradinaj të jetë mandatar për krijimin e Qeverisë

Must Read

Lekaj në TvDukagjini, ka shprehur bindjen se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, do të arrijë që t’i sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë. Ai thotë se PAN-i i ka numrat rreth krijimit të Qeverisë, transmeton Gazeta Express.

“… në këtë drejtim është i autorizuar z. Haradinaj që të bisedojë me subjektet politike rreth asaj që të sigurohen numrat. Haradinaj ka komunikim të drejtpërdrejtë edhe me subjektet politike, në këtë rast me LDK-në, por edhe takime individuale me deputetë”, ka thënë Lekaj.Tutje ai është shprehur se Haradinaj nuk do të lejojë që Lista Serbe t’i vendosë kushte në këmbim të votës për ta bërë atë kryeministër.“Absolutisht, në asnjë mënyrë Haradinaj nuk do të pranojë kushte nga Lista Srpska, që e dëmtojnë apo e zbehin shtetin e Kosovës. Haradinaj është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike që i thonë ‘po’ koalicionit të PAN-it”, ka thënë Lekaj. Tutje ai është shprehur se AAK-ja do të vazhdojë që të qëndrojë në koalicion me PDK-në. /GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img