15,12,2025

Leard Sadriu tre vitet e ardhshme kuqezi

Must Read

Shkëndija konfirmon marrëveshjen me mbrojtësin kosovar Leard Sadriu. 16-të vjeçari vjen nga radhët e Ferizajt, ndërsa me kuqezinjtë ka firmosur kontratë për tre vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për qendërmbrojtës të talentuar, i cili në bazë të moshës dhe fizikut pritet në të ardhmen të rritet në lojtar cilësor.


“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një skuadre të madhe si që është Shkëndija. Për mua është kënaqësi që më jepet shansi të vij këtu dhe do të punoj shumë për të arsyetuar besimin e klubit. E di se konkurrenca është e madhe dhe se te Shkëndija kërkohet shumë punë, por kam pranuar këtë sfidë me dëshirë dhe bindje se do të jap më të mirën”, shprehet i riu Sadriu pasi firmosi zyrtarisht kontratën me KF Shkëndija.

Kosovari është pjesë e ekipit në Antalia të Turqisë, ndërsa pas vetes veç më ka lënë minutat e para si kuqezi në testet e kësaj faze me Pobedën dhe Zurich-un. ​

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img