Ndonëse si kapiten do t’i prijë reprezentacionit të Kosovës U-21 në dy ndeshjet e radhës,që pritet të zhvillohen me Shqipërin dhe Anglinë, ferizajasi,Leard Sadriu, si duket do të jetë në skemat e përzgjedhësit te seleksionit të Kosovës,Alan Zhires.
Ky i fundit, mësohet se sot gjatë një ndeshje kontrolluese e ka futur në lojë përkrah qendërmbrojtësit, Amir Rrahmani.
Leardi, me këtë rast ka lënë mbresa të larta,duke paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë në mesin e lojtarëve bartës të reprezentacionit.
Madje jozyrtarisht mësohet se paraqitjen e tij e ka vlerësuar lart selektori Zhires.
Leard Sadriu,gjatë këtij edicioni i ka mbrojtut ngjyrat e klubit korçar “Skënderbeu”.
Pritet që shumë shpejt të bëhet me ekip të ri në ndonjëren prej ligave t ë futbollit evropian.