28,08,2025

LDK-VV-së: Mos e përdorni Beogradin si burim informacioni karshi Kosovës

Must Read

ldk-logoja-690x380

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për spic thuhet bërjen e deklarimeve patetike, të ulëta e të cilat janë në vazhdën e trillimeve dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes qëndrimet e fundit të këtij subjekti politik, njofton Klan Kosova.

“Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Republika e Kosovës, me përkushtimin e qytetarëve dhe të institucioneve të saj dhe në partneritet e koordinim të plotë me SHBA-të dhe vendet e BE-së, po fuqizon në vazhdimësi shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar si dhe sovranitetin e shtetit.”

‘Flamuri dhe himni i Republikës së Kosovës, i ofenduar nga disa drejtues të VV-së, po nderohen edhe ne vendet që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

LDK thuhet se mbështet Qeverinë e Kosovës në rrugën e saj properëndimore, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje kërkon që njëherë e përgjithmonë të heqin dorë nga trajtimi i Beogradit si burimi kryesor i informacionit, i politikbërjes dhe orientimit politik karshi Kosovës dhe që të mos shndërrohen në subjekt politik i cili merret ekskluzivisht dhe i jep publicitet në Kosovë atyre çka thotë e bën Serbia.”

“Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, i përkushtuar për fqinjësi të mirë, por që fatin e saj nuk e lidh me asnjë shtet fqinj, e aq më pak me Serbinë, e cila një ditë të afërt, do të detyrohet të pranojë realitetin, të kërkojë falje dhe të shlyejë borxhet e panumërta morale, politike e materiale që ka ndaj qytetarëve të Kosovës.”

“Është thënë e vërtetuar me kohë, se për Kosovën “dielli lind në perëndim”, e jo në Serbi dhe askund tjetër.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img