24,12,2024

LDK: Rrëzimi i murit forcon sovranitetin e Republikës së Kosovës

Must Read

Ky veprim sipas kësaj partie paraqet hapin e radhës drejt konsolidimit të sundimit të ligjit, dhe forcimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet zhvillimin e sotshëm pozitiv të rrëzimit të murit. Ky veprim paraqet hapin e radhës, në drejtim të konsolidimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe forcimin e sovranitetit institucional në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lexo njoftimin e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet zhvillimin e sotshëm pozitiv të rrëzimit të murit. Ky veprim paraqet hapin e radhës, në drejtim të konsolidimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe forcimin e sovranitetit institucional në Republikën e Kosovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, zhvillimi i sotëm është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera qendrore, që reflektojnë lidership të guximshëm, të matur, dhe shtetformues politik. Lidhja Demokratike e Kosovës çmon lartë rolin esencial të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, që në koordinim me institucionet vendore, qendrore e lokale, u angazhuan që ky zhvillim t’i kontribuojë klimës së mirëbesimit në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës inkurajon përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik, që t’i kontribuojnë dialogut dhe konsensusit, në kuadër të orientimit pro perëndimor të Republikës së Kosovës, të konfirmuar në vazhdimësi nga krerët e institucioneve dhe nga Kryeministri, Akademik Isa Mustafa.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img