26,12,2024

LDK prezanton platformën për zhvillim ekonomik lokal

Must Read

Ferizaj.13.10.2017. Për ta prezantuar platformën për zhvillim ekonomik lokal, drejtues të LDK-së patën sot një takim me një numër biznesesh në Ferizaj. Me këtë rast para këtij komuniteti të afaristëve, u promovuan edhe kandidatët e LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se të gjitha matjet tregojnë se Lidhja Demokratike do të udhëheq me shumicën e komunave, andaj kjo parti prioritet do ta ketë zhvillimin ekonomik dhe harmonizimin e të gjitha kushteve në nivel lokal për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

“Do të kujdesemi edhe sa i përket ambientit të biznesit, edhe sa i përket tatimit në pronë, edhe taksave të tjera komunale si dhe lehtësimin e procedurave për të cilat biznesi ka nevojë. Ne konsiderojmë që me forcimin e buxhetit përmes zhvillimit ekonomik, me rritjen e punësimit përmes zhvillimit ekonomik, me përmirësimin e gjendjes sociale në nivel lokal, atëherë e zgjidhim edhe problemin e korrespodencës të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, edhe në sistemin e arsimit dhe çështjeve të edukimit të gjeneratave të reja në Kosovë”, tha Mustafa.

Politikat e zhvillimit ekonomik për komunat e tyre, i shprehën edhe kandidatët për kryetar komunash të këtij rajoni.

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke iu referuar të dhënave dhe projekteve për zhvillim ekonomik gjatë mandatit që po lë pas, tha se qeverisja e tij do të krijojë edhe më tej lehtësira për bizneset dhe donatorët që investojnë në këtë komunë.

“Me këtë rast unë i ftoj bizneset e ndërtimtarisë që të angazhohen për të konkurruar ne procedurat e tenderimeve për partneritet publiko-privat, për parkingjet nëntokësore pas vendimit që ka marr Kuvendi Komunal dhe pas vendimit që ka kaluar në komisionin ndërministror. Më me prioritet do të zgjidhet problemi i parkingjeve në qytet, pas mbylljes së qendrës së qytetit”, tha Svarqa.

Platforma për zhvillim ekonomik lokal, e cila para bizneseve ferizajase u prezantua nga deputeti Lumir Abdixhuku, përbëhet nga dhjetë shtylla. Ato janë ulja e tatimeve komunale, komunikimi më i lehtë, rritja e financimit, krijimi i zyrave për tërheqjen e donatorëve dhe atyre asistuese, hartimi i planeve detale urbanistike, thjeshtësimi i procedurave, modernizimi i kadastrit, mbrojtja e ambientit, mbrojta e gërmimit të lumenjve, si dhe ripyllëzimi i pyjeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img