19,11,2024

LDK, partive politike: Mos i bllokoni institucionet

Must Read

Poashtu gjatë këtij takimi me kryetarët e degëve, u diskutua për kriteret për kandidatë për kryetar të komunave dhe këshilltarë komunal si dhe përgatitjet tjera organizative, transmeton Express.

Këtu mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilloi takim me kryetarët e degëve të LDK-së, pas takimit të djeshëm të Kryesisë Qendrore të partisë.

Të dy takimet u kryesuan nga Kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër, Akademik Isa Mustafa.

Në takimin e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht rreth seancës konstituive të Kuvendit.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione dhe se çdo ditë e humbur pa institucione është humbje për qytetarët e Kosovës. LDK i bën thirrje tërë spektrit politik që secili të merr përgjegjësitë e tyre politike dhe t’i ushtrojë ato konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive, duke mos i bllokuar institucionet.

Në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua për kriteret për kandidatë për kryetar të komunave dhe këshilltarë komunal si dhe përgatitjet tjera organizative.

Me kërkesë të disa kryetarëve të degëve, LDK përmes degëve të saj në diasporë, do të organizojë takime informuese rreth procesit të votimit në diasporë, pasi që një numër i madh i veprimtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, kanë shprehur interesimin të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img