04,07,2025

LDK në Shtime dhuron gjak

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës në komunën e Shtimes sot dhuroi gjak.

Me iniciativën e Forumit Rinor të LDK’së në Shtime si dhe në bashkëpunim me Qendrën për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë, sot në selinë e LDK’së në Shtime u bë dhurimi vullnetar i gjakut me moton “Dhuro gjak shpëto jetë”.

Aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut iu përgjigjën, kryetari i Forumit Rinor të LDK në Qendër, Fidan Rekaliu me bashkëpunëtorë, anëtarë të kryesisë, aktivistë dhe veprimtarë të LDK’së.

Ky ishte aksioni i radhës i organizuar nga FR i LDK’së në Shtime, ku të rinjtë dhe të rejat e forumit u zotuan se aksione të tilla do të jenë tradicionale dhe do të organizohen edhe në raste tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img