08,09,2024

LDK në Ferizaj: Neglizhenca institucionale lenë pa licencuar 48 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Ferizaj

Must Read

Dega e LDK-së në Ferizaj ka ngruitur shqetësimin për mos licencimin e nxënësve të Qendrës së Kompetencës në Ferizaj.
Kryetari i komisionit për arsim pran LDK-së Ramadan Baliu ka thënë se nga një shkollë e cila llogaritet si një ndër më të mirat në regjionin e Ferizaj po gradualisht po shndërrohet në një shkollë të parëndësishme për shkak të neglizhencës që po i bëhet nga institucionet shtetërore.
Baliu me këtë rast ka ftuar institucionet kompetente, MASHT-in, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Odën e Infermierëve, që ti japin fund krajatave të këtyre nxënësve dhe të sillen me përgjegjësi ndaj këtyre kuadrove deficitare dhe tepër të nevojshme për shëndetin e qytetarëve tanë.
Deklarata e plotë e kryetarit të komisionit për arsim Ramadan Baliu.

Dega e LDK-së në Ferizaj përmes kryetarit të komisionit për arsim, z. Ramadan Baliu, njofton opinionin publik lidhur me shqetësimet e nxënësve dhe prindërve të tyre për mos licencimin e dy gjeneratave të nxënësve të qendrës së Kompetencës së Ferizajt.
Kjo qendër e Kompetencës, është e vetmja qendër që i përgjigjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe nuk i përgjigjet direkt DKA-së në Ferizaj.
48 nxënës ani pse e kanë kryer praktikën në kohëzgjatje prej 6 muajsh, si parakusht për licencim, në profilin audiometrist, atyre nuk u është dhënë licenca për punë për shkak të problemeve të brendshme dhe mos koordinimit në mes të MASHT, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Infermierëve të Kosovës.

LDK Dega në Ferizaj, ofron dokumente ku nxënës të këtij drejtimi (emra të njohur për degën), kanë bërë pagesa konform aplikacioneve për licencim, në Odën e Infermierëve të Kosovës dhe që nga data 9 shkurt 2018, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Neglizhimi i kërkesava të tyre ka shqetësuar shumë jo vetëm prindërit por edhe opinionin e gjerë, jo vetëm ferizajas, duke ulur besueshmërinë në këtë qendër të kompetencës e cila është e vetmja për rajonin, me drejtime të veçanta shëndetësore dhe krejtësisht unike sa i takon edhe menaxhimit.
Ajo menaxhohet në bashkëpunim edhe me qeverinë e Luksemburgut të cilët kanë qenë edhe investitorët kryesorë për ndërtimin e kësaj qendre.

Për shkak të keqmenaxhimit nga MASHT-ti përmes Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional, nga një institucion me perspektivë për Komunën dhe rajonin e Ferizajt, gradualisht po shndërrohet në një shkollë të parëndësishme.

Ftojmë institucionet kompetente, MASHT-in, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Odën e Infermierëve, që ti japin fund krajatave të këtyre nxënësve dhe të sillen me përgjegjësi ndaj këtyre kuadrove deficitare dhe tepër të nevojshme për shëndetin e qytetarëve tanë.

Dega e LDK-së në Ferizaj do të vazhdojë të përcjell me vëmendje zhvillimet e mëtutjeshme, por poashtu do të kërkojë që përmes Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kjo çështje të trajtohet me prioritet në njërën nga seancat e ardhshme, me të cilët tashmë është në koordinim të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img