16,11,2024

LDK në Ferizaj e kundërshton lokacionin e ri të spitalit

Must Read

Grupi i kuvendarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj kanë kundërshtuar ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit regjional në këtë komunë, duke e konsideruar si vendim të jashtëligjshëm. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerret asgjë për këtë vendim, çështjen do ta dërgojnë në Kushtetuese.

Përfaqësuesit e LDK-së po presin një përgjigje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që këta të fundit vendimin për ndërtimin e spitalit ta shpallin si të pavlefshëm. Burim Karameta, përfaqësues i kuvendarëve të LDK-së në Ferizaj, tha se ndërrimi i lokacionit për ndërtimin e spitalit regjional në këtë komunë është bërë në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, në parcelën ku legjislacioni i kaluar e kishte miratuar për ndërtim të spitalit i ka veprimet fillestare për fillimin e ndërtimit të këtij institucioni shëndetësor. Sipas tij, ky vendim është në kundërshtim me ligjin mbi vetëqeverisjen lokale, ligjin për planifikim hapësinor dhe planin zhvillimor.

Karameta shtoi se pasi disa takimeve me disa zyrtarë të zyrës ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë informuar se edhe kjo ministri i jep të drejtë grupit të LDK-së. Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në kuadër të LDK-së në Ferizaj, Hajdin Ymeri lokacionin e mëhershëm për ndërtimin e spitalit e sheh më të favorshëm për zhvillimin e shërbimeve mjekësore, sesa plani i tanishëm i cili përfshin një sipërfaqe prej dy hektarësh.

Gëzim Kokollari po ashtu nga LDK në Ferizaj, tha se përkundër të gjitha procedurave të kryera për lokacionin e mëhershëm, tani po tentohet të ndërrohet lokacioni.

Ndryshe, grupi i kuvendarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerret asgjë për këtë vendim komunal, çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Lokacioni i paraparë më herët për ndërtimin e spitalit regjional në Ferizaj ishte te parku “Liria”, ndërsa tani ndërtimi i spitalit regjional në këtë qytet është paraparë tek ish-tregu i kafshëve në rrugën “Driton Islami”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img