19,11,2024

LDK kërkon kthimin e ekskurzioneve për maturantë

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj në një konferencë për media  ka akuzuar  qeverisjen lokale se po i privon maturantët e shkollave të mesme të Ferizajt nga e drejta për të shkuar në ekskursione.

Ramadan Baliu, nga komisioni per arsim i  LDK-së tha se komuna me këtë veprim po i shkel udhëzimet administrative të MASHT-it.
“Çështja e ekskursionit është e rregulluar me udhëzimin administrativ të MASHt-it me numër 35 ku parashifet qartë se në cilën formë duhet të organizohet ekskursion për nxënës, e që drejtoria komunale e arsimit në vitin ekaluar ka bërë shtyerjen e tij, megjithatë nxënësit edhe dy javë kanë mësim të rregullt dhe nuk ka asnjë lëvizje për ta bërë ekskursion. Ne konsiderojmë se janë bërë dy shkelje, e para është e drejtë elementare e nxënësve dhe shkelja e dytë është se po shkelet ligji që rregullon shumë mirë ekskursionet. Moslejimi i ekskursioneve për maturantet ferizajas po ndodh pa nje vendim publik të institucioneve të komunës, pa u njoftuar qytetarët paraprakisht por edhe pa një debat të hapur me të gjithë faktorët relevant, në mënyrë që në vendimarrje t’ju sigurojë qasjë e mundësi gjithpërfshirëse organizmave të ndryshem qytetar. Për vendime të tilla, është e domosdoshme të degjohen nxënësit, mësimdhënësit, zyrtarët e arsimit dhe profesionistët e kësaj fushe, por edhe shoqëria civile dhe asociacionet e ndryshme politike dhe jopolitike. Tryeza të tilla për debate ka kohë që nuk iu paraprijnë vendimeve të Komunës, sepse udhëheqja komunale është e prirë të marre vendime arbitrare, si ky për ekskursionet e nxënësve”, ke thënë Baliu.

Në këto akuza të opozitës, drejtori i arsimit komunal, Afrim Llabjani, tha se ekskursionet në Shqipëri janë ndalur pasi që po bëhen keqpërdorime të ndryshme, njëkohësisht është respektuar kërkesa e profesorëve dhe e këshillit të prindërve me të njëjtin qëndrim.

“Kërkesa dhe vendimi ka ardhur nga Këshilli i Prindërve, dhe si rezultat i këtyre bisedimeve, ne kemi marrë një vendim duke u bazuar në vendimin e këshillit të prindërve që ekskursionet të ndërpriten, sepse nuk e kishin atë karakter për të cilin janë të thirrura, dhe ne kemi raste të shumëta që në këto ekskursione ka pasur keqpërdorime. Ne besojmë që edhe ministria do të nxjerrë udhëzime të reja për këtë çështje, ne e dimë që ju takon një e drejtë e tillë, por nga bashkëbisedimet që kemi pasur me maturantë e mësimdhënës, kemi parë që disponimi i tyre nuk është për të shkuar. Ne kemi pasur edhe nënshkrime nga kujdestarë të klasëve që kanë bërë kërkesë tek ne që mos të organizohen këto ekskursione. Mendoj se këto ekskursione do tu shkonin në lëvërdi disa drejtorëve të shkollave e mësidhënësve, dhe kompanive të ndryshme që e kanë për përfitime të veta”, tha Llabjani.
Në shtator të vitit të kaluar drejtoria e arsimit e Ferizajt pat sjellur vendim për shtyerje të ekskursionit vjeshtor, ndërkaq ky vendim pat zgjuar protesta dhe bojkot të mësimit nga ana e disa maturantëve të shkollave të mesme të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img