LDK-ja: Shkollat në kryeqytet kanë humbur qindra orë mësimi

Must Read

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së  në Kuvendin e Prishtinës, Agim Gashi, tha se në komunën e Prishtinës që nga fillimi i gjysmë vjetorit të dytë kanë humbur qindra orë mësimi si pasojë e pushimit të lehonisë dhe pushimeve mjekësore. Për këtë e fajësoi Drejtorinë e Arsimit, pasi sipas tij, nuk ka reaguar me kohë dhe në përputhje me rregullativat ligjore për të dërguar zëvendësim.

Gashi ka thënë se orë të humbura më së shumti ka në shkollat “Gjergj Fishta”, “Iliria”, “Nazim Gafurri”, “Pavarësia”, ‘Dardania”, “Asim Vokshi”, “Andon Zako Çajupi”.

“Ndërkohë, po vazhdon diskriminimi në forma të ndryshme gjatë procedurave të zhvillimit të konkurseve. Mbi 90 për qind e të punësuarve vijnë nga komuna tjera të Kosovës. Në Hajvali sekretarja e shkollës ka ardhur nga Ferizaj si aktiviste e VV-së në këtë qytet. Ndërkaq, drejtoreshat e institucioneve parashkollore janë eliminuar dhe vetëm një ka mbetur, ajo është e afërt me një nga funksionarët e Vetëvendosjes”, tha Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img