26,01,2025

LDK e quan kriminel Dardan Sejdiun, ia përmend të kaluarën familjare

Must Read

Subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nëpërmjet një komunikate për media ka fajësuar Nënkryetarin e Komunës të Prishtinës Dardan Sejdiun për pjesëmarrjen e këtij të fundit në protestën e organizuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithashtu në komunikatë përmendet e kaluara familjare e Sejdiut por pa dhënë detaje të hollësishme.

“Nënkryetari histerik i Komunës së Prishtinës, i cili bashkë me shefin e tij mban përgjegjësi për humbje të jetëve të pafajshme dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë për shkak të keqmenaxhimit të kryeqytetit, ishte sot në krye të një proteste anakronike në Prishtinë.” shkruan LDK në komunikatë.

LDK më tej fton qytetarët e Prishtinës që të mos shqetësohen nga klithmat e Dardan Sejdiut, siç i quan ajo, duke shtuar se Sejdiu nuk ka kredibilitet që të flasë as për tema komunale se lëre më nacionale për shkak të kaluarës familjare, menaxhimit aktual kriminal në krye të Prishtinës, si dhe pjesëmarrjes direkte në sulmet me molotovë mbi jetën e policëve./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img