27,12,2024

LDK e lë në terr informativ Adem Salihajn

Must Read

Ish-deputeti i LDK’së, Adem Salihaj, është ankuar publikisht se nuk di asnjë informacion lidhur me listën e deputetëve të Partisë së tij. Ka parashikuar se do të jetë aty pavarësisht disa informacioneve se LDK s’e ka në listën e kandidatëve për Parlamentin e ardhshëm.

“Nuk kam asnjë informatë zyrtare të konfirmuar lidhur me listën e LDK-së për deputetë”, ka shkruar Salihaj, në Fb.

LDK s’e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë derisa është konfirmuar se jashtë saj ka mbetur Shpejtim Bulliqi, i cili kishte kundërshtuar versionin e Qeverisë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Sidoqoftë, Adem Salihaj thotë se nuk beson se LDK bën diferencime.

“Po spekulohet shumë për diferencime, por nuk dua të besoj se partia ime e vlerave të mëdha demokratike do të bëjë diferencime të tilla, sepse ato, para së gjithash , do ta dëmtonin shumë vetë LDK-në në procesin zgjedhor që është para nesh”, ka shkruar Salihaj.

Ndërkohë që partia e Salihajt ende nuk e ka bërë publike listën me emrat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Është raportuar se Avdullah Hoti është prijës i listës, Vjosa Osmani është në numrin 81 si dhe Arben Gashi në numrin 61.

Kosova po hyn në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor pas rënies së Qeverisë nga një mocion mosbesimi në Kuvend dhe shpërbërjes së institucionit ligjvënës

Adem Salihaj para se të bëhej deputet ishte emëruar Drejtor i Stacionit të Autobusëve në Ferizaj pasi LDK kishte marrë pushtetin në këtë komunë.

Salihaj për një kohë ishte larguar nga LDK’ja duke u bërë Nënkryetar i LDD’së së Nexhat Dacit.

Në Qeverinë e koalicionit, LDK-AAK, e lidhur në kohën e Ibrahim Rugovës, Salihaj kishte mbajtur edhe pozitën e Zëvendëskryeministrit.

Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme mbahen më 11 qershor derisa partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë të premten e kaluar. Kanë kohë deri të hënën të bëjnë korrigjime, ku pastaj KQZ do të certifikojë versionin përfundimtar të kandidatëve të partive për deputetë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img