04,02,2026

LDK dhe AKR nënshkruajnë koalicionin në pallatin e Pacollit?

Must Read

Lajmi.net merr vesh se koalicioni do të nënshkruhet në shtëpinë e Pacollit në Hajvali.

LDK-ja sot ka nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës.

Nga ana tjetër, zyrtarë të LDK’së i kanë thënë Gazetës Express se partia me Avdullah Hotin kandidat për Kryeministër ende nuk është dakorduar për koalicion parazgjedhor me AKR’në e Behgjet Pacolllit. 

Të njëjtit, kanë konfirmuar se bisedimet për një marrëveshje të tillë janë duke u vazhduar, pasur parasysh se afati për deklarimin e koalicioneve në KQZ përfundon në mesnatë.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar para pak çastesh edhe koalicionin parazgjedhor me Alternativën.Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Qeveria u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img