04,05,2024

LDK akuzon qeverinë komunale për emërimin e partiakëve nëpër borde të ndërmarrjeve publike

Must Read

Ferizaj. 02.08.2018. Dega e LDK-së në Ferizaj, në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë komunale në Ferizaj se po emëron nëpër borde të ndërmarrjeve publike anëtarë të subjekteve politike.

Gëzim Kokollari, asamblist komunal nga radhët e LDK-së në Ferizaj ka thënë se këto emërime po e shpërfaqin ngutin e Kryetarit për ti shkarkuar në mënyrë të kundërligjëshme dhe pa ndonjë analizë racionale bordet paraprake.

“Konsiderojmë që këto emërime po bëhen për rehatimin e militanteve partiak dhe jo në interes të rritjes së efikasitetit të punës në këto ndërmarrje” ka thënë Kokollari.

Kokollari me këtë rast ka përmendur emërimet që janë bërë në  dërmarrjet publike,”Bifurkacioni”, “Ambienti”  dhe “Stacioni i autobusëve”

“Sipas ligjit mbi ndërmarrjet publike nuk ka të drejtë të jetë anëtar i Bordit të ndërmarrjeve publike personi që së paku 3 vitet e fundit ka qenë i kandiduar ose i zgjedhur i ndonjë subjekti politik” ka thënë Kokollari

Ai  me këtë rast ka ftuar organet kompetente që të marrin masa dhe të oarandalohen këto emërime

“I ftojme organet kompetente te ndermarrin hapa ne parandalimin e nepotizmin dhe degradimin e institucioneve publike, sepse po mbyten shpresat e profesionisteve per te aplikuar ne konkurse publike” ka thënë Gëzim Kokollari.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img