Lajme

Latifi: Koalicioni AAK-Nisma, fitore e rëndësishme

By FerizajPress

April 20, 2016

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latif, në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel, ka folur për koalicionin mes AAK-së dhe NISMA për Kosovën.

Ai ka thënë se fitore e rëndësishme e opozitës është që ka arritë të nënshkruhet ky koalicion parazgjedhor, që sipas tij është opsion real për qytetarët.

“Fitore e rëndësishme e opozitës është që ka arritë të nënshkruhet ky koalicion parazgjedhor, që është opsion real për qytetarët, poashtu vazhdim i punës, përpjekjeve për të kundërshtuar në parim qeverinë e cila cilësohet antikushtetuese, si dhe marrëveshjet e dëmshme për shtetin dhe keqqeverisjen në Kosovë”, ka thënë Latifi.