27,11,2024

Largimet e paligjshme nga puna i kushtojnë komunës mijëra euro

Must Read

Ferizaj.23.01.2018. Derisa pushteti i ri po përgatitej të shpall konkurs për drejtor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, organet e drejtësisë sikur e ndihmuan këtë proces. Me vendim të Gjykatës Themelore në pozitën e drejtorit të këtij institucioni është kthyer Asllan Bajrami, i cili ishte shkarkuar nga pushteti i kaluar, për shkak të performancës. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, tha se do ta respektoj këtë vendim të gjykatës, për të dhënë shembullin e instalimit të një kulture të re qeverisëse.

“Është një rast për të dëshmuar se ne duhet të besojmë edhe në të drejtën e qytetarëve tonë, qoftë ata në petkun publik, por edhe si qytetarë të thjeshtë. Kjo shton njëkohësisht edhe kujdesin tonë në veprimet tona juridike, sepse nuk është e drejtë që pavarësisht fuqisë politike dhe hierarkisë që mund të kemi të tregojmë arrogancë që të shkarkojmë dikë e pastaj të paguhen pasojat. Unë mendoj që kryetari i komunës duhet gjithmonë të konsultohet me ligjin dhe të merr vendime ligjore”, ka thënë  Aliu për Televizionin Tema.

Këto ditë organet e drejtësisë ia njohën të drejtën edhe një të larguari tjetër nga puna në vitin 2006. Është ky ish-drejtori i QKMF-së Shyqeri Hyseni, i cili tash e 12 vjet ka pritur një vendim të gjykatës, që sipas tij, padrejtësisht atë kohë është shkarkuar nga qeverisja e Faik Graincës. Tash në vitet e pensionit, komuna e Ferizajt obligohet që Hysenit t’ia kompensoj pagat e viteve që i takojnë.

“Është një rast që ka pritur 12 vite, nga viti 2006, por sido që të jetë mua më vjen mirë që e drejta ka fituar edhe në rastin e Shyqeri Hysenit. Ky është inkurajim që duhet të respektohen vendimet e gjyqit. Zotëri Shyqeri Hyseni do të ketë kompensimin e tij për të gjithë këtë kohë sa nuk ka ushtuar të drejtën e tij të qenurit drejtor i QKMF-së, po ai tash nuk ka të drejtë ta shfrytëzoj këtë të drejtë pasi që është në moshën e pensionit. Shikuar nga prizmi i vendimeve gjyqësore është një lloj paradoksi, sepse mos të ishte Hyseni në pension ne si pushtet nuk do të dinim se çfarë të bënim”, theksoi Aliu.

E, derisa kryetari Aliu tregon se Shyqeri Hysenit komuna do t’ia kompensoj një shumë mbi 70 mijë euro, ai ka drojën që ditëve të ardhshme do të dalin edhe shumë detyrime për raste të tjera.
“Ka edhe shumë detyrime të tjera kontingjente që lidhen me periudha të kaluara të qeverisjeve që nuk kanë të bëjnë me mua, as në kohën sa kam qenë kryetar komune. Kjo është e padrejtë që taksat e qytetarëve të shërbejnë për pagesa të tilla veçse i pari i qytetit nuk e përfill ligjin duke e menaxhuar paranë publike”, tha Aliu .

U bë e ditur se Asllan Bajrami nesër do të filloj punën si drejtor i QKMF-së, ku në bazë të konkursit, afati i kësaj pozite skadon në korrik të këtij viti, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img