28,11,2025

Lapidari që nuk u ndërtua as pas 14 vjetësh (VIDEO)

Must Read

Ndërtimi i lapidarit që simbolizon betejën e Jezercit nisi 14 vjet më parë.

Por ende nuk ka përfunduar puna për ngritjen e tij. Madje edhe ato pak punë që u bënë kanë filluar të shkatërrohen, njofton Klan Kosova.

Vetë banorët e Jezercit kishin marrë iniciativën për ta ngritur këtë lapidar. E paratë i kishin dhënë kryesisht bashkatdhetarët që jetojnë në perëndim, të cilat nuk mjaftuan që projekti të përfundoj.

Më pas qeverisja e kaluar komunale kishte ndarë një fond për ta veshur atë në mermer por kjo nuk ndodhi.

Për banorët e këtij fshati mos investimi nga autoritetet komunale për përfundimin e këtij projekti është ofendim për 9 dëshmorët që do të skaliteshin në të.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img