23,10,2025

Lamtumirë Chelsea, Willian: Dua të punojë me këtë trajner!

Must Read

Braziliani e cilësoi portugezin si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë, përcjellë “Lajmi.net”.
Kësisoj, anësori i Chelseat bëri të ditur se do të transferohej me shumë qejf te Manchester United.
“Mourinho është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, bashkë kemi një marrëdhënie të mirë, jemi miq. Ndonjëherë edhe bisedojmë, shkëmbejmë mesazhe”, deklaroi Ëillian.
“ Është një trajner i madh dhe realisht më pëlqen të punoj me të. Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të punoj sërish me të”.
“Unë nuk e di nëse Manchester do të bëjë ndonjë ofertë, por diçka kam dëgjuar. Unë di vetëm që Mourinho ka biseduar me agjentin tim dhe i ka kërkuar që unë të luaj me United”, shtoi ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img