04,11,2025

Lala komenton botërorin: Neuer më i miri në histori, Neymar duhet ulur në stol

Must Read

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, foli për mikrofonin e “Supersport” në lidhje me eliminimin e Gjermanisë nga Botërori.
Për shkak të lidhjes së ngushtë me shtetin gjerman, Lala ka analizuar situatën e dështimit të kampionëve të botës.
Sipas tij Neuer është një nga portierët më të mirë në histori, ndërsa ylli brazilian Neymar duhet të ulet në stol.
“Besoj që gjermanët do ta analizojnë situatën, kanë lojtarë në grupmosha dhe mendoj se që prej Europianit ose Botërorit tjetër do shohim një skuadër ndryshe. Për mendimin tim Neuer është portieri më i mirë i të gjithë kohërave. Gaboi te goli i dytë, pavarësisht se humbja 1-0 apo 2-0 nuk përbën diferencë”.
“Që në vitin 1982 unë jam me Brazilin. Them se ata kanë gjasa shumë të shpallen kampionë bote. Nëse unë do të isha trajner, Neymarin do ta kisha lënë në stol” u shpreh Lala për “Supersport”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img