19,11,2024

Lajmi i komisionerit Hahn, Labinot Tahiri nuk mund të këndojë më në diasporë

Must Read

Lajmi që solli sot në Kosovë, Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës pritet të ndodhë në vitin 2020, do të thotë se këngëtari Labinot Tahiri nuk do të këndojë më në diasporë për të paktën më shumë se një vit.

Këngëtari i muzikës folk, i cili është edhe deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re në Kuvendin e Kosovës, premtoi para rreth një muaji se nuk do të udhëtojë jashtë vendit deri sa të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Këtë premtim, Tahiri e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram disa javë më parë, duke e quajtur një sakrificë për popullin e Kosovës.

“Sonte dhe vetëm sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri ditën që do të dalë i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrifice e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë”, ka thënë Labi.

“Kah po i shkruaj këto fjale, mund të ndodhe me vite mos dhënia e të drejtës se lëvizjes, ama unë do të mbyllem me ju vëllezër e motra. Kosova dhe ju, vlen më shume se sa vetja ime dhe të gjithë që jemi në parlament”.

Labi ka thënë se do t’i shfrytëzojë ngjarjet muzikore në diasporë deri në fund të këtij viti, para se të izolohet në Kosovë sikurse shumica e qytetarëve të tjerë./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img