02,11,2024

Lajm i mirë për teatrot profesioniste të qyteteve kosovare

Must Read

Është hapur rruga për lejimin e shtimit të numrit punëtorëve të teatrove Komisioni i Granteve i Qeverisë së Kosovës, në Ministrinë e Financave, në mbledhjen e tij, gjatë ditës së sotme ka aprovuar kërkesën teatrove dhe komunave për rregullimin e financimit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës për vitin 2020.

Me këtë veprim të këtij komisioni është hapur rruga për lejimin e shtimit të  numrit punëtorëve të teatrove nëpër komunat përkatëse, krijimin e kodeve buxhetore duke rregulluar pjesën e financimit të projekteve ose produksioneve të tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Teatrove Profesioniste të Qyteteve të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik ky asociacion bën të ditur se ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe ditë historike për teatrot e qyteteve dhe komunitetin artistik të tyre.

“Sot, Komisioni i Granteve i Qeverisë së Kosovës, në Ministrinë e Financave, në mbledhjen e tij të radhës, aprovoi kërkesën për rregullimin e financimit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës për vitin 2020, duke lejuar shtimin e numrit punëtorëve të teatrove nëpër komunat përkatëse, krijimin e kodeve buxhetore dhe rregulluar pjesën e financimit të projekteve ose produksioneve të tyre”, thuhet në njoftimin e ATQK.

Teatrot profesioniste në tetë qytetet e Kosovës janë duke u përballur me probleme të ndryshme, posaçërisht financiare. Sidomos pas kalimit të tyre në menaxhim të komunave përkatëse. Përveç mos konsolidimit të ansambleve përkatëse, këto teatro vuajnë edhe mungesa tjera, ku për shkak të neglizhencës së komunave për muaj të tërë edhe ata pak aktorët të këtyre teatrove, lihen pa rroga.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img