Edhe 13-të raste janë testuar nën dyshimin për Covid 19 të shtunën mbrëma dhe të gjitha kanë rezultuar negative, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky është njoftimi i fundit nga IKSHPK, të cilët kanë thënë se po përcjellin me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetë izolim shtëpiak.
“Në orët e vona të mbrëmjes të datës 14.03.2020 janë testuar edhe 13 mostra tjera dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftim.
Tutje, tregohet se që nga data 08.02.2020 deri me 15.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Pesë rastet pozitive për virusin SARS-CoV-2 janë: tri raste nga Stublla e Vitisë, (dy prej tyre kontakte të rastit të parë) i ardhur nga Bergamo e Italisë, njëri rast shtetase italiane me vendqendrim në Leskoc të Klinës si dhe një rast kosovare e ardhur nga Italia-Brescia me vendqëndrim në Bubavec-Malishevë. Pra tri raste janë të gjinisë femërore të moshës 20, 37, 39 vjeç dhe dy prej tyre të gjinisë mashkullore 77 dhe 42 vjeç.
“Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 875 thirrje, ndërsa në 24 orët e fundit janë pranuar 452 thirrje telefonike.
Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontaktevetë rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.
Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar p[r vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet tutje në komunikatë.