Lagjja “Sherreti” mbetet pa ujë

Share

KRU Bifurkacioni ka njoftuar se konsumatorët e lagjes “Sherreti” sot datë 10.03.2025, do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

Ndërprerja do të realizohet për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Furnizimi me ujë për konsumatorët e kësaj zone do të rikthehet me fillim nga ora 16:00.

Të ngjashme: