06,05,2024

Labonit Tahiri fton banorët e fshatrave Tërn, Luboc, Bablak e Koshare në protesta

Must Read

Ferizaj.21.08.2018. Labinot Tahiri, deputet ne Parlamentin  e Kosovës, sot përmes një postimi në rrjetin  social facebook ka ftuar banorët e fshatrave Koshare, Tërrn , Luboc, Bablak dhe Babush, që më 25 Gusht të dalin në protesta dhe të bllokojnë magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

K jo sipas Tahirit do të organizohet si shenjë proteste  per mos përmbajtjen e premtimit nga ana e Ministrit të  Infrastrukturës Pal Lekaj për  asfaltimin e kësaj rruge.

Ndryshe kjo rrugë shumë herë është tendreruar dhe është prishur tenderi dhe ka vite që po zhagitet kjo punë.

Me kërkesën e Labinot Tahirit, Ministri Lekaj në muajin Prill kishte vizituar këto fshatra dhe kishtë thënë se kjo është çështje ditësh, por që deri më sot nuk ka asnjë lëvizje.

Ky është  postimi i plotë i Labinot Tahirit  përmes videos me rastin e ftesës për protesta  më 25 Gusht në rruën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

PËR FSHATIN TËRRÊN LUBOVC e ME REND…!

Lajmërim!

Me daten 25 Gusht, ora 12:00 të dalim në magjistrale për t’a bllokuar.

Ju lutem banorëve të fshatit Tërrën, ju bëj thirje qê pa anime partiake, por në interes të Fshatit dhe juve, të dalim sëbashku në rrugë për të protestuarë sepse nuk po kryhen punët dhe premtimet e premtuara. Unë zgjidhje ndryshe nuk shoh për ju.

SHPERNDAJE PËR FSHATRAT TËRN, LUBOVC E TË GJITHA TË ASAJ ANE. 
Çka do që keni Traktorë e Shlepera, Bagera, ne rruge me i nxjerrë. Sa i perket këtij premtimi, unë jam me ju deri ne diten e fundit. Ju e dini mirë qe po premtova duhet te behet.

Uroj qe Ministri Pal Lekaj, do e marr me seriozisht qeshtjen e kësaj rruge të pa kalueshme e cila qe 43 vite është shtruar dhe tani e demtuar.

Labi

Për më shumë shikoni videon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img