25,11,2024

Labit iu kërkua një laptop nga vajza që ka nevojë për operim, ai e befason

Must Read

Deputeti Labinot Tahiri dje i ka plotësuar dëshirën 15-vjeçares, Habibe Beqiri, duke ia blerë një laptop të cilën vajza e kishte kërkuar. Për të po mblidhen mjetet për t’ia mundësuar operacionin, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur Tahiri përmes rrjetit social Facebook, duke shkruar se pavarësisht kësaj, 15-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e njerëzve që t’i sigurojë paratë për të kryer operacionin e pestë që mund t’i mundësojë ecjen.

Tahiri ka publikuar fillimisht një video duke treguar se kishte shkuar për t’ia blerë laptopin vajzës.


“Me mëngjes u zgjova, dhe shkova që t’ia blejë laptopin asaj vogëlushes Habibe Beqirit, me ia gëzua shpirtin.  Do të ia dorzoj sot, dhe ti tregojë se 4.000 euro janë mbledhur, e po presim deri nesër nga dora e shqiptarëve edhe 8.000 euro. 
Shuma totale është 12.000 euro”, shkroi ai.

Derisa ka publikuar fotografi së bashku me vajzën që ia ka bërë dhuratën, ai ka vazhduar të kërkojë mjete për operacion.

“Operimi mbetët deshira e vetme e prindëve të saj , që HABIBJA të ecën me këmbët saja gjatë jetës që ata do ta jetojnë sëbashku! Prandaj, mos u ndalni, ndihmoni dhe ta ndihmojmë edhe këtë vajzë.

Paratë i tubojmë deri nesër në mbrëmje”, shkroi Labinot Tahiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img