04,02,2026

Labinotë Demi dhe Amir Ahmeti zyrtarizojnë aderimet në AKR

Must Read

Pacolli i cili koalicionin me LDK-në e AKR-në po e quan koalicion të shpresës thotë se do të dalin fitues në zgjedhjet e ardhshme.

“Rrugëtimin drejt fitores dhe rikthimit të #Shpresës, do ta bëjmë së bashku me znj. Labinotë Demi Murtezi dhe z. Amir Ahmeti. Koalicioni i Shpresës do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme për ta ndërtuar një Kosovë të dashur për të gjithë.

Sëbashku ta ndërtojmë #Kosovën dhe ta bëjmë madhështore”, është shprehur Pacolli.

Kujtojmë se Amir Ahmeti dhe Labinotë Demi kanë qenë deputetë të Partisë së Drejtësisë.

Por që të dy kanë braktisur këtë subjekt politik për shkak të, siç janë deklaruar ata, komunikimit të ulët brenda partisë.

AKR është në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën, kurse PDK përveç me shtatë parti të vogla, koalicion kanë bërë me AAK-në e Nismën. 

Vetëvendosja është e vetmja që garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img