Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka publikuar fotografitë brenda QKUK-së të personave që po shërohen si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.
Ai ka përmendur identitetin e dy të lënduarve që kanë mbetur jashtë listës për shërim në Turqi.
Postimi i tij i plotë:
Sot isha në spital për ti vizituar të gjithë ata persona që ndodhën në restauranin ku shpertheu bombola e gazit!!!
I pranishëm te Enver Xhokli dhe te Fidani, ku kanë mbetur jashtë listës për tu nisur në Turqi!
Gjendja e tyre është tepër e rëndë dhe janë në komë.
Respekt maksimal për mjekët dhe personelin, por kjo është gjendja…!
Po presim aeroplanin me mjekët nga Turqia me i marrë edhe Enverin dhe Fidanin , duke mos ndarë asnjerin nga ajo listë!!
Jemi bashk në këto sfida.
Tani jam nē sheshin e Ferizajt duke i tubuar paratë.


