03,05,2024

Labinot Tahiri, kandidat i AKR’së për kryetar komune në Ferizaj (Video)

Must Read

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, në emisionin “Komiteti Qendror”, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka folur për synimet e tij në skenën politike.

Ai ka treguar se planet e tij janë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të kandidojë për kryetar komune, në Ferizaj.

“Kjo është një marrëveshje mes meje dhe z. Pacolli”, ka thënë Labinot Tahiri në “Komiteti Qendror”.

Ai është shprehur optimist për fitimin e zgjedhjeve pasi që simpatizohet mjaft shumë nga qytetarët e Ferizajt.

Tahiri ka thënë se ende nuk ka një program polik, por ka disa synime qe do t’i realizojë nëse ai merr postin e të parit të komunës në Ferizaj.

Në zgjedhjet nacionale, Tahiri e sheh AKR’në si partinë që pritet t’i marrë më shumë se 20% të votave të përgjithshme. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img