30,04,2024

Labinot Tahiri i del në ndihmë familjes në kushte të rënda nga Podujeva (Video)

Must Read

Pasi mbrëmë paralajmëroi për një vizitë në familjen në lagjen e Kuvajtit në Podujevë, këngëtari, tanimë kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Ferizajt, Labinot Tahiri, sonte e ka realizuar atë në familjen e Bajram Ademit.
Njërën nga vajzat e kësaj familje e kishin sulmuar qentë para pak ditësh, kurse familja nuk kishin para për ta shëruar, duke marrë parasysh edhe kushtet e mjerueshme në shtëpinë që jetojnë.

Kjo e ka shtyrë këngëtarin dhe njëkohësisht kandidatin e AKR-së për kryetar të Ferizajt, që t’i dalë në ndihmë edhe familjes Ademi.

Ai ka thënë se ndërtimi i shtëpisë do të nis më 7 mars, kurse donacion për këtë rast kanë dhënë edhe persona tjerë të vullnetit të mirë nga Peja, dhe nga diaspora.

Kurse Komuna e Podujevës i ka ndarë tre ari tokë për ndërtimin e shtëpisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img