11,09,2025

Labinot Tahiri flet për punën e Haradinajt në ditët e para si kryeministër

Must Read

Ai ka lavdëruar punën e Haradinajt, duke e cilësuar si njeri me intensitet.Tahiri në një prononcim për “Indeksonline” ka folur rreth çështjeve me të cilat është marrë Haradinaj ditët e para si kryeministër.“Qëllimi im ka qenë me u bë Qeveria, kjo që është. Besoj në intensitetin e tij që është duke e treguar qysh në fillim për vendin është duke iu dalë përballë problemeve që i ka Kosova.  E patë rastin në Hade, po bën përpjekje për të bë zgjidhje për Demarkacionin që qytetarët sa më parë ta kenë lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai.Kujtojmë se AKR ka vetëm dy deputetë, Tahiri dhe Islam Pacolli. Ndërsa, Tahiri nuk ka komentuar se si do të futen në Kuvend, a do i bashkohen ndonjë grupi parlamentar, apo do rrinë pa grup.Këto opsionie i ka dhënë nënkryetari i AKR-së para pak orësh për “Indeksonline”, ku ka thënë se ka deputetë të interesuar për t`u anëtarësuar në AKR, andaj këto bisedime janë duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img