19,02,2025

Labinot Tahiri demantohet nga Vetëvendosja: Askush nuk ka biseduar me të

Must Read

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka demantuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i cili gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se është në bisedime për të iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Vraniqi ka thënë se askush nga udhëheqësja e VV-së nuk ka biseduar me Tahirin për aderimin e tij në VV. Ka thënë se fotografia me Tahirin dhe Albin Kurtin që po qarkullon është e vjetër.

“Një fotografi e Albinit me Labinot Tahirin që po qarkullon që dy ditë në facebook është e vjetër një vit e gjysmë, se daton prej 15 janarit 2017 në Reçak. Dhe, për hir të vërtetës, nuk ka pasur bisedë me Labinot Tahirin askush nga udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje për aderimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Vraniqi.

Tahiri gjatë ditës së djeshme kishte thënë se është në negociata me VV-në për të aderuar në partinë e Albin Kurtit, madje ai kishte dhënë edhe disa arsyeje përse do t’i bashkohet kësaj partie.

“Jam në negociata, duke diskutuar me disa miq prej VV-së. Çështja është që emri i Albinit s’përmendet askund për korrupsion, dhe unë jam person i pa korruptuar, dhe nuk dua ta kem një imazh të tillë në të ardhmen”, ka thënë Tahiri gjatë ditës së djeshme./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj F.I., i dyshuar për veprën penale dhunimi

Ferizaj, 14 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img