18,11,2024

Labi tregon se kur do ta mbajë koncertin e fundit në Evropë, vazhdon pas liberalizimit të vizave

Must Read

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri, ka konfirmuar se do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij. Labi kishte deklaruar kohë më parë që nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave në vitin 2018, ai do të solidarizohet me qytetarët e Kosovës.

Deputeti konfirmoi se ai do të mbajë edhe koncertin e fundit për këtë vit.

Performanca e tij do të jetë në Gjermani më 31 dhjetor, dhe Labi ka thënë se nuk do të performojë derisa të liberalizohen vizat, nëse ato liberalizohen ndonjëherë.

“Dhe data e fundit për në Evropë përfundon më 31 dhjetor me vëllezërit e motrat në Gjermani ku do ta ndajmë natën e vitit të ri me ndjenjën si në familjen time”.

“E pastaj shihemi pas liberalizimit të vizave nëse ndodh ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Labi në një postim në Instastory.

Këngëtari dhe deputeti kështu mban premtimin e tij që të solidarizohet me qytetarët dhe të mos shfrytëzojë përparësinë e tij për të udhëtuar si deputet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img