29,04,2024

Labi : “Unë do t’i dalë në ndihmë së bashku me ju”

Must Read

Në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova, sonte u transmetua edhe një kronikë e cila flet për kushtet e rënda të familjes së Bajram Ademit nga Podujeva, njofton Klan Kosova.

Përveç që kjo familje nuk ka kushte për një jetë normale, ata janë përballur edhe me një telashe të madhe, vajza shtatëvjeçare e Bajramit u kafshua nga qentë endacak ditë më parë, e familja nuk po ka para ta dërgoj tek mjeku.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit nga Ferizaj i cili tashmë ka konfirmuar kandidaturën për Krytear të Ferizajt, Labinot Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se nëse askush nuk e merr këtë rast për ta ndihmuar, atëherë vetë ai do t’ju dalë në ndihmë, pasi që shume njerëz kanë thënë se këngëtari këto ndihma po i bën për “Politikë”.

Ky është postimi i plotë i Labit:

Sa e rëndë!!!

Keto raste nuk komentohen por dojne zgjidhje!

Ta di hallin more Prind i këtij fëmije!!

Eh dyja e bac! 
As qente nuk i mbledhin dikun per sigurine e fëmijeve të cilet copa i ben çdo dite nepër Kosove! 
Po ashtu tani shikojeni gjendjen e kësaj vajze,,, as nuk kane para kjo familje për ta sheruar këtë fëmijë!

Të dashur miq, me qenëse për mua po thojne disa injorante se po e bëj për POLITIKË, apo i paskam berë gjerat e mia me vite e vite për politike, atêherë le ta marrin ketë rast me e realizuar shtëpien e tyre.

Nese askush nuk e merr, atëherë unë mund ti dal ne ndihmë sëbashku me ju. 
Fjal pak e vepra shumë!

Dhe nje gjê i vetmI facebook i imi është ky, nese këtu publikoj rastet unë jam pêrgjegjes. Të gjitha faqet të tjeraaa janë HAJNA DHE KEQPERDORUES.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img