01,05,2024

Labi mbledh 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Must Read

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri sot njoftoi që ka mbledhur 10 mijë euro për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit në Shqipëri, si pasojë e së cilit kanë vdekur 51 persona.

Përveç Shqipërisë, Tahiri premtoi që 2 mijë euro do t’i ndajë për familjen e vëllezërve Abazi nga Gjilani, të cilët kanë vdekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri.

“10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipërinë! Radha e tretë qysh nga rasti vërshimeve në Shkodër, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam! Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dërgoj në llogarinë e tyre. Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe fëmijët që na presin që ti shërojmë…! Zoti e baft mirë.”, shkroi Labi në instagram, ku numëron 130 mijë ndjekës.

Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img