26,12,2024

Labi kushtëzon votën e tij për Buxhetin, paralajmëron protestë

Must Read

Labinot Tahiri, i cili është pa grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës, e ka kushtëzuar sërish votën e tij.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar më shumë projekte për Ferizajn.

“Votën time si deputet, nuk do e jap për kalimin e Buxhetit dhe projekteve te Ferizajt, sepse këtu është ka prish pune dikush dhe mallku qofshin kush do qe është. Kjo është mëkat çfarë keni bere me ato fshatra”, ka shkruar Tahiri.

Labi po ashtu ka paralajmëruar protestë dhe për këtë i ka bërë thirrje edhe disa asamblistëve nga Ferizaj.
“Asmbleistat si Amir Rexhepi që është nga fshati Koshare, Saranda Musliu nga Ldk-ja, e shume të tjerë nga Pdk-ja e Vv-ja, AAK-ja, le te thërrasin anëtarë e te dalim ne rrugë kjo vlen për jetën e secilit ne ato fshatra. Me rrena nuk shkon jeta me në KOSOVE. Shpërndajeni. Mediumeve ju bej thirje ne momentin që do ta shifni datën e mbajtjes se protestës. Sot e publikoj”, ka shkruar Labi.
Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit.

Miremengjesi te dashur Banorë degjojeni me vemendje qeshtjen për rrugen e Terrenit dhe une ju kam premtu me Pal Lekajn, por siduket vazhdon humori me ne dhe tani unë ju pergjigjem kerkeses suaj qe te dalim ne rruge sepse nuk po ka zgjidhje tjeter. Votên time si deputet, nuk do e jap per kalimin e Buxhetit due projekteve te Ferizajt, sepse ketu eshte ka prish pune dikush dhe mallku qofshin kush do qe eshte.
Kjo eshte mekat cfar keni bere me ato fshatra.

Kete e bej pershkak Banorëve.
Shperndajeni dhe ju bej thirje i madh e i vogel te pregaditemi për protesten e radhes dhe unë me nuk marr pjes ne Seanca pa u kry kjo rruge.

Zoti ju bekofte banorë se keni shume te drejte dhe shume kane lujt me ndjenjat e juaja.

Ma bani hallall nese nuk shtrohet, por nje dite do te jap ndonje pjes te madhe per ato fshatra që te pakten me participua mbase kam premtua. Ju bej thirje gjithe simpatizueve te partive pa dallime te dalim sebashku mos ta injorojme njeri tjetrin por ti kryejme punet.

Asmbleistat si Amir Rexhepi që eshte nga fshati Koshare, Saranda Musliu nga Ldk-ja, e shume të tjetë nga Pdk-ja e Vv-ja, AAK-ja, le te thrasin antarë e te dalim ne rrugë kjo vlen për jeten e secilit ne ato fshatra.

Faleminderit

Me rrena nuk shkon jeta me nē KOSOVE. Shperndajeni. Mediumeve ju bej thirje ne momentin që do ta shifni daten e mbajtes se protestes. Sot e publikoj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img