Labinot Tahiri i është rikthyer aktiviteteve humane. Këngëtari nga Ferizaji e ka marrë përgjegjësinë që ti ndërtojë shtëpinë familjes Kryeziu.
20 mijë euro është vlera që Labi me miqtë duhet ti sigurojë për ndërtimin e shtëpisë të familjes se Mursel Kryeziut që jeton në kushte të mjerueshme.
“Unë Labinot Tahiri e pranojë familjen Kryeziu që ta marr pêrsipër për t’i ndërtuar shtëpien. Thoshin Pleqët, kungulli mbi ujë, nuk shkonë gjithmonë. Prandaj shtrije doren dikun se të gjindet nesër. Dërgoni parat në konto të familjes Mursel Kryeziu! Zotnia e ka përdetyrë diten e hane të tregoj raportin se a i janë tubuar 20.000 mijë euro?! Me aq para i ndertohët shtëpia dhe mund ta bêjnë një jetë të ambël në këtë botë e cila ka mbetur pa fije dhimbje dhe respketi. Unë i posedoj 1000 euro nga një mik i imi nga Lozana e Zvicres, i cili i dhuron për këtë familje A. Zeqiri Ferizaj-Lozanë. Ky njeri ka ndihmuar në shumë vende për familje të ndryshme. Shpresoj edhe me shokun tim Skender Pagarushen nga Malisheva, që do e kryejme shtëpien e kësaj familje dhe të janë të qetë ata shqiptarë të cilët më kanë porositur për ti dal në ndihmë kësaj familje të lodhur. Zoti ju bekoftë e na ndihmoftë. Klan Kosova ishte shkaktari që pash këtë nënë të lodhur me lot nê sy. Ju lumtë për kronikën. Forca vëllezër e motra” shkruan Labi në Facebook.