Labi i jep mbështetje të vazhdueshme Era Istrefit: Unë mallit tonë ia di vlerën
Këngëtari dhe deputeti i njohur Labinot Tahiri, e ka përkrahur këngëtaren Era Istrefi.
Ai nëpërmjet një postimi në Instastory ku dëgjohet Era duke kënduar i ka shkruar disa fjalë për këngëtaren shqiptare zëri i së cilës po dëgjohet nëpër botë, shkruan lajmi.net
‘’Pra Era Istrefi. Kemi edhe plotë yje të Kosovës me fame botërore e që jetojnë në Atdhe. Unë mallit tone ia di vlerën. Era është prodhim vendor’’ ka shkruar Labi përkrah postimit të fundit dhe kjo nuk është hera e parë që Labi i ka dhënë asaj mbështetje.
Kujtojmë se kjo vjen pas reagimit që pati nga vetë Era për mos përmendjen e emrit të saj tek dizajni i bërë së fundmi nga ‘Image of Kosova’ të cilët kanë përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë një mesazh për ambasadoret më të mira të vendit, që po e ngritin emrin e këtij shteti, në shumë vende të botës.
Në këtë realizim të tyre shkruhej: Bac, çikat na e zbardhen ftyrën, dhe krahas fotos së Rita Orës, Dua Lipës dhe Majlinda Kelmendit askund nuk shihej ajo e Era Istrefit./Lajmi.net/