01,07,2025

Labi grumbullon 70 mijë euro për dy të lënduarit e Ferizajt

Must Read

Vetëm gjatë ditës së sotme, Labinot Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, grumbulloi 70 mijë euro bashkë me qytetarët në Ferizaj.

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj ka shkaktuar lëndimin e mbi 40 personave.

Disa prej të lënduarve kanë pësuar djegie më të rëndë dhe janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, andaj ishte i nevojshëm dërgimi i tyre në Turqi për shërim.

Katër persona arritën sot (e enjte) në Turqi, kurse edhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe pritet që së shpejti edhe atyre t’iu mundësohet kjo gjë.

Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativë për grumbullimin e parave për Enver Xhoklin dhe Fidan Gashin.

Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar në tendë në qytetin e Ferizajt dhe tani përmes një videoje ka dhënë lajmin e mirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img