06,12,2024

Labi fsheh të vërtetën për borxhet

Must Read

Këngëtari Labinot Tahiri në një postim në llogarinë e tij në facebook ka prezantuar disa fletëpagesa si dëshmi se i ka kryer të gjitha obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Megjithatë shuma e paguar e obligimeve prej rreth 90 mijë euro të konstatuara nga ATK-ja këtë muaj, është vetëm 4 mijë e 368 euro e 82 cent, shkruan Gazeta Fjala.

Nëse shikohet me kujdes ai ka prezantuar në facebook një fletëpagesë në vlerë 3,000 euro të vitit 2010. Një tjetër e cila nuk shihet data se kur është bërë pagesa por që shihet vetëm shuma prej 719.46 euro dhe dy tjera gjithashtu me shuma minimale. Njëra 436.36 euro dhe njëra 212.80 euro.

Në bazë të këtyre dëshmive të postuara nga vet këngëtari, njëherësh politikani nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, pagesa e fundit është bërë në gusht të këtij viti.

Gazeta Fjala është në pritje të këngëtarit Labinot Tahiri për të ofruar dëshmi se ky borxh është i shlyer në ATK. Ndonëse ka thënë se do t’i ofrojë këto dëshmi, Tahiri ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Gazeta Fjala raportoi gjatë ditës se inspektorët e ATK-së e kanë vizituar Tahirin këtë muaj, si pjesë e një aksioni që Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës Tahiri në kuadër të ATK-së, ka marrë nga janari ndaj borxhlinjëve këngëtar.

Vet Tahiri e ka konfirmuar për Gazetën Fjala se bëhet fjalë për 90 mijë euro të papaguara.

“Nuk bëhet fjalë për gjobë. Janë në pyetje 90 mijë euro që ATK më ka thënë se i kam borxh për përiudhën 2010 e deri më tani”, ka thënë Tahiri./Gazeta Fjala/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img