Dy këngëtarët ferizajas, Labinot Tahiri dhe 2Ton, kishin paraparë publikimin e këngës së tyre të re gjatë së premtes.
Mirëpo lansimi i projektit është anuluar.
Kjo për shkak se në regjionin e Ferizajt, humbën jetën tre të rinj dhe dyshja e njohur në shenjë nderimi për ta, nuk kanë dashur që ta lansojnë këngën e tyre.
Tre të rinjtë kishin humbur jetën në magjistralen Ferizaj-Hani i Elezit dhe 2Ton e Labi njoftimin se kënga nuk do të lansohet, e kanë dhënë në Instagram.
“I dashur publik, ju e dini që unë dhe 2Ton kemi pasur ta lansojmë këngën e re, por për shkak të një rasti i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën për në Hanin e Elezit, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre të rinj, nuk duam ta lansojmë klipin për shkak se familjet kanë mërzi të madhe”, kanë njoftuar ata.