Ilir Deda zyrtarisht i ka ndarë rrugët me lëvizjen Vetëvendosje. Vendimin për largimin nga ky subjekt, Deda e ka bërë publik nëpërmjet një konference për media, në të cilën ka marrë pjesë edhe sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
Deda ka thënë se në 9 muajt e fundit, ai dhe Vetëvendosja kanë pasur ndarje konceptuale, raporton KTV.
Në muajt e ardhshëm Deda ka thënës e do të publikojë vendimin e tij për formën e kontributit, të cilën Deda e quan zgjerim të frontit opozitar, por nuk ka dashur të precizojë se kush do të jenë bashkudhëtarët e tij në këtë rrugëtim.
Kurse Dardan Molliqaj ka thënë se vendimi i largimit të Dedës nga partia nuk është aspak lajm i mirë për Vetëvendosjen, por ka paralajmëruar bashkëpunimin me të, edhe pas ditës së sotme.
Molliqaj i mohoi pohimet se bashkë me Dedën, nga Vetëvendosje do të shkojë edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.