Lajme

Ky është moti për vikend

By FerizajPress

April 08, 2016

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në vikend do të ketë mot me vranësira dhe me shi.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Si pasojë e depërtimit të këtyre masave mbi vendin tonë , do të krijohen kushte që të ketë depërtim të vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shoqërohen me riga shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës ndërmjet 15-18 gradë Celsius.