12,01,2026

Ky është mjeku kosovar që u plagos sot nga dhëndri i tij

Must Read

Premtim Gojani, me profesion mjek, në mëngjesin e sotëm, u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij Faton Fetiu, rreth 60 vjeç, i cili është nga Gjakova. Mjeku në këto momente ndodhet në sallën e operimit në një spital privat në Kosovë. Express ju sjell fotot e mjekut të cilin dyshohet se dhëndri i tij e gjuajti me tre plumba, derisa po dilte nga dera e shtëpisë.
Motivet e ngjarjes ende nuk dihen. Ndërkohë policia tashmë e ka ndaluar dhe intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarjeje.

Në anën tjetër i plagosuri, gjinekologu Premtim Gojani në këto momente ndodhet në sallën e operimit të Spitalit Amerikan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img