10,09,2025

 Ky është i dyshuari i arrestuar për therjen e katër personave në Ferizaj

Must Read

Një rast i rëndë ka ndodh sot në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka ther me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar.

Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ”Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ”Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar”, zbulon njoftimi i Policisë.

“I dyshuari nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img