28,04,2024

Ky është Google Pixel

Must Read

Nuk është më sekret lajmi se Google do të prezantojë dy pajisje të reja telefonike javën e ardhshme në ngjarjen e 4 Tetorit. Telefonat quhen Google Pixel dhe Google Pixel XL.

Google Pixel, telefoni më i vogël njihej gjatë këtyre muajve me pseudonimin Snailfish. Ai ka një ekran 5 inç, 1080p, procesor quad-core 2.0GHz 64-bit, RAM 4GB, memorie 32GB, bateri 2770 mAh, kamera pas 12MP dhe atë para 8MP.

Thuhet gjithashtu se do të ketë një skaner për gjurmët e gishtërinjve dhe një portë USB-C në pjesën e poshtme. Ndërsa Google Pixel XL do të ketë cilësi të ngjashme, por me një ekran më të madh me madhësi 5.5 inç, një procesor më të fuqishëm dhe bateri 3450 mAh.

Çmimi fillestar me të cilin pritet të ofrohet Google Pixel do të jetë 649 dollarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img