Ishin disa persona të AKR-së që me postime në Facebook e përhapen këtë lajm. Por, ai që i vendosi pikën, ishte kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Elhmi Thaçi.
Ky i fundit, i ftuar në një televizion, tha se “Drenicak siç thirret se është Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, nuk i largon mysafirët nga tavolina e kafes ku ishin ulur Kryetari Behgjet Pacolli dhe të tjerë”, transmeton lajmi.net.
Edhe pse Elmi Thaçi ishte në momentin kur Lladrovci dhe Pacolli biseduan, ai i mundu që të nxjerrë lajm, duke menduar sigurisht se kjo do t’i sjellë ndonjë votë.
Mirëpo, edhe pse vet Pacolli nuk u deklarua për këtë “përzënie”, ishte Ramiz Lladrovci që sot sqaroi çdo gjë.
“Pacolli është i mirëseardhur edhe në familjen time, dashakeqësit lokalë e deformuan të vërtetën”, tha Lladrovci. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Lladrovci sqaron çka kishte ndodhur në takimin me Pacollin, e fton publikisht në konak
.