Loredana Zefi njihet për publikun shqiptar si krijuese e disa këngëve, poashtu njihet si gruaja e reperit Mozzik, me të cilin tashmë e kanë edhe një vajzë.
E teksa së fundmi Loredana e lansoi këngën më të re me titull ‘Labyrinth’, ajo para pak kohësh ishte cak i akuzave për një mashtrim financiar ndaj një çifti zviceran.
Ky lajm bëri bujë të madhe mediatike, teksa ende fjala e fundit i mbetet drejtësisë.
Por është e dukshme se Loredana qëndron shumë mirë financiarisht. Duke qenë se në paraqitjet e saj vërehet një luks i madh.
Në njërën nga paraqitjet publike, ka rënë në sy një xhaketë që ajo ka zgjedhur ta veshë.
Xhaketa e markës së njohur Louis Vuitton, e tipit Monigram Printed Leather Biker Jacket kushton hiq më pak se 4584 euro. /IndeksOnline/

